-1 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Shoqata “Trojet e Arbrit” kërkon ekspertizë ndërkombëtare për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Shoqata “Trojet e Arbrit” kërkon ekspertizë ndërkombëtare për vlerësimin artistik të shtatores së Skënderbeut në Prizren.

Kryetari i kësaj shoqate, Nue Oroshi tha se skulptorët duhet të jenë nga Gjermania, Italia dhe Anglia.

“Shoqata “Trojet e Arbrit” e fton kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që të kërkon zyrtarisht tre skulptorë ndërkombëtar për ta bërë vlerësimin artistik të monumentit te Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren”, tha Oroshi, shkruan “PrizrenPress”.

“Një skulptor duhet te jetë nga Gjermania, një nga Italia dhe një nga Anglia”.

“Po njashtu duhet të caktohet edhe një skulptor shqiptar që ta bëjë vlerësimin se a i ka monumenti elementët kombëtare siç është shqiponja, përkrenarja, akti diplomatik dhe veshja mbreterore perëndimore”, shprehet ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas shumë reagimeve që pati sa i përket shtatores së Skënderbeut ka njoftuar se do të themelojnë një komision për këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur se komisioni do të përbëhet nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare të cilët do të merren me vlerësimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe të ofrojnë një raport këshillues.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi tha se nuk beson tek skulptorët vendorë.

“E gjithë këtë e bëjmë për faktin se një pjesë e sehirxhinjve dashakeq janë mobilizuar për t’i humbur vlerën. Këtu janë të gërshetuara shumë aspekte, qoftë politike, qoftë aspekte te xhelozisë profesionale, por edhe aspekte te ruajtjes së mentalitetit të vjetër komunist në art”.

“ Ne nuk pranojmë asnjë komision të skulptorëve vendor, sepse ka të bëjë me një konflikt interesi. Ata mund ta vlerësojnë pa vlerë artistike që ndonjëri prej tyre ta marr dhe ta rimodelojë”.

“ Ekspertët ndërkombëtar nuk kanë konflikt interesi dhe çdo raport që vjen nga ekspertët ndërkombëtar për vlerat artistike të monumentit shoqata “Trojet e Arbrit” do t’i pranojë me kënaqësi”.

Oroshi tregon se gjatë zhvillimit të aksionit për grumbullimin e mjeteve kanë pasur shumë përkrahës .

“ Patëm shumë pak përkrahës të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që i falënderoj publikisht”.

“Kurse numri i përkrahësve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut pas vendosjes në Prizren të monumentit u rritë shumë saqë sikur të na përkrahnin gjithë këta që e vajtojnë Gjergj Kastriotin -Skënderbeun me lot krokodili lirisht munde të them se jo vetëm Muranen, por do ta kishim të përfunduar edhe Muzeun e Mesjetës Shqiptare në Kalanë e Prizrenit”, shprehet Oroshi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me...

Taksisti në Prizren ‘privatizon’ parkingun, e vendos vet shenjën

Një një parking në Prizren, një taksist e ka vendosur vet shenjën e parkimit. Kështu kanë bërë të ditur lexues të Klankosova.tv, të cilët edhe...

Lajmet e Fundit