Lëndohet përsëri Dembele

Barcelona ka konfirmuar qe sulmuesi Ousmane Dembele është lënduar përsëri.Francezi është lënduar në humbjen e mbrëmshme që pësoi Barça ndaj ekipit Cadizit.Barcelona konfirmoi lajmin përmes uebfaqes së klubit.

“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembele ka pësuar një zgjatje të muskujve”

.“Prandaj ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës dhe analizat e mëtutjeshme do të përcaktojnë sa i rëndë është lëndimi”, u tha në komunikatën e blaugranëve.

Dembele që nga transferimi në ”Camp Nou” më shpesh ka qenë i lënduar sesa që ka luajtur. /Insporti/

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit