Ky është personi i arrestuar në Prizren, i dënuar me 25 vite burg

Në një aksion të Policisë së Kosovës sot në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, ku u arrestuan disa anëtar të grupit kriminal nga Shqipëria, që udhëhiqen nga Lul Berisha i Durrësit.

Indeksonline mëson se njëri nga të arrestuarit është Indrit Taullai, një nga shokët e Lul Berishës.

Taullai në 2017 ishte liruar nga veprat penale nga Gjykata e Lartë, e cila e kishte pranuar kërkesën për lirim me kusht të tij. Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

“Banda e Durrësit” akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale, vepra penale të kryera pas vitit 1995. /Insajderi.org

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit