17.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

‘Shote Galica’ dhe ‘Bijtë e Sefë Mleqanit’ triumfojnë në ‘Oda e Llapushës’

Oda e Llapushes-festivalMbrëmë në orët e vona, ka përfunduar festivali mbarëkombëtar folklorik “Oda e Llapushës”, i organizuar nga Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, rini dhe Sport, festival i cili është mbajtur në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës. Fitues të këij festivali, ishin SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani i Malishevës.

“Këto dy ditë Malisheva pas gjithë atyre sakrificave e flijimeve sublime e krenare ka festë, ka festën e folklorit burimorë që çdo herë jehoi me bukurinë dhe melodinë e tij në këtë trevë. Ju të gjithë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e nga Diaspora që çdo herë kontribuoni shumë na zbukuruat qytetin tonë, dhatë dritë me zërin tuaj të bukur e me vallet e mrekullueshme edhe atëherë kur dritat elektrike nuk na punonin mirë”, tha mes tjerash në fjalën e hapjes së natës finale, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e cila i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në mbajtjen e festivalit.

Pas paraqitjes në dy netët e festivalit, juria profesionale në përbërje nga prof.Dr. Adem Zejnullahu, prof.Dr. Mehmet Rukiqi dhe Sami Piraj, i kanë vlerësuar rapsodët dhe grupet.

Vendi i parë dhe çmimi kryesor i festivalit “Sali e Feriz Krasniqi”, ju nda SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe rapsodëve “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani. Vendi i dytë ju nda “Vëllezrve Kryeziu” nga Mleqani dhe vendi i tretë ju nda rapsodëve Bajram Baja me grupin nga Banja dhe Sylë Nishorit nga Theranda.

Çmimi i “Veterani i folklorit” ju nda rapsodit Sejdi Morina, ndërsa çmimi “Beqir Gashi”, për debutuesit më të mirë ju nda Pëllumb Gashit nga Drenasi dhe çmimi i karrierës ju nda rapsodit Ali Krasniqi.

Çmimin kryesor “Sali e Feriz Krasniqi” e ka ndarë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ky festival, do të jetë tradicional./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton edhe ndaj Jedinstvo-s

KB Bashkimi po vazhdon serinë e ndeshjeve kontrolluese me sukses. Skuadra prizrenase ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë ndaj KK Jedinstvo me...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit