5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Shpallet i pafajshëm Bedri Bytyçi, dënohet biznesmeni Faton Hoxha

Biznesmeni Faton Hoxha, të martën është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me gjashtë muaj burgim efektiv, për veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. Ndërsa i akuzuari tjetër për uzurpim Ilaz Susuri është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Aktgjykim lirues është shpallur edhe ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, Bedri Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, i cili ka thënë se për të akuzuarit Bytyqi dhe Krasniqi, nuk është vërtetuar se kanë vepruar kundërligjshëm duke mos rrëzuar objektin afarist e të akuzuarit Faton Hoxha. Ai ka thënë se ligjet në fuqi ia japin të drejtën institucionit që të vendos nëse duhet apo jo të rrëzohet një objekt e sidomos në rast kur ka ankesë ndaj konkluzionit për rrëzim.

Elshani tutje ka thënë se për të akuzuarin Ilaz Susuri nuk është vërtetuar se i njëjti e ka uzurpuar pronën në fjalë, pasi që i njëjti vetëm e shfrytëzon dhe nuk pretendon për pronësi ndaj saj. Ndërsa për një objekt që  posedon në atë pronë, paguan edhe shërbimet komunale të tatimit, ujit dhe rrymës.

Ndërsa sa i përket Faton Hoxhës, Elshani ka thënë se trupi gjykues e ka gjetur fajtor për veprën penale të uzurpimit pasi që ai e ka blerë pronën nga Ilaz Susuri pa asnjë dokument mbi pronësinë dhe pa një kontratë të vërtetuar nga organet kompetente.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurori Metush Biraj, i ngarkonte të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bashkim Krasniqi, akuzohej se në cilësinë e inspektorit komunal për ndërtim, nuk ka vepruar për rrëzimin e objektit afarist-banesor të të pandehurit Faton Hoxha, të ndërtuar pa leje në pronë komunale.

I akuzuari tjetër Bedri Bytyqi akuzohej se duke qenë drejtor i Inspektoratit, megjithëse ka nënshkruar aktvendimin për rrënim të objektit, nuk ka vepruar për të realizuar atë, duke i mundësuar Faton Hoxhës që të vazhdojë ndërtimin.

Ndërsa i akuzuari, Ilaz Susuri akuzohej se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën ku është ndërtuar objekti, ku të njëjtën, pa fletë-poseduese, ia ka shitur të pandehurit Faton Hoxha për 35 mijë euro.

Poashtu i akuzuari Faton Hoxha akuzohej se pa kontratë të vërtetuar dhe pa dokumentacionin përkatës ka blerë pronën në fjalë nga i pandehuri, Ilaz Susuri dhe më pas ka ndërtuar objekt afarist në atë pronë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren-Tetovë

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski....

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj pritet në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij

Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, u prit në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij, Piranë, një moment që e përshkroi si të...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit