8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

ShSKUK: 124 pacientë po trajtohen për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se në spitalet rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 124 pacientë për COVID-19.

Nga ata 120 janë pozitivë me COVID-19 si dhe katër kanë dalë negativ, transmeton Klankosova.tv.

Me oksigjenoterapi janë 88 pacientë, kurse në mjekim intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 53 pacientë;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë;
Spitali i Prizrenit,12 pacientë;
Spitali i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

 

Më Shumë

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit