18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Shtëpia e Krasniqit kushton 300.000 euro, Pacolli i ofroj 1 milionë

krasniqi dhe pacolliShtëpia e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për të cilën Behxhet Pacolli i ka ofruar 1 milionë euro e ka vlerën 300.000 euro. Kaq e ka vlerësuar vetë Krasniqi në formularin e deklarimit të pasurisë. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 2008, ka një sipërfaqe prej 500 metrave katror dhe 4 ari oborr, shkruan gazeta Blic.

Ndryshe, vlera e shtëpisë së Krasniqit u rrit në 1 milionë si rezultat e një debati mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bexhet Pacolli, i cili i ofroj një milionë euro për t’ia blerë shtëpinë pasi Krasniqi e akuzoj atë së i kishte ofruar këtë pazar në shkëmbim të votës për tu bërë president.

Pas ofertës së Pacolli, Krasniqi publikisht i ka kërkuar qe t’ia paguaj shumën prej 1 milionë eurosh dhe ai do ja jap shtëpinë.

“Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar per shefin e Qeverisê, se ti je mê i pasur se ai, se paku me letra. Pasi jam i fjalês. Unë po ta shes edhe ty me të njajtin çmim. E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t’i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë ne llogarinë time ta lëshoi shtëpinë, por edhe si te merremi vesh, s’ka asnjë problem nga ana ime. Për ndershmërinë e djersën nuk dua të flas se kush donë e dinë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në FB.

Para kësaj deklarate, Pacolli ka thënë kështu: “Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër. Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde. Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh. Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri”.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

I moshuari që u gjet i djegur në veturë është babai i prokurorit Gashi në Prizren

Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan...

Lajmet e Fundit