Shtohen rastet e dhunës në familje në Prizren

Organet e drejtësisë që mbulojnë territorin e rajonit të Prizrenit kanë raportuar për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2019, në krahasim me vitin 2018.

Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria Themelore në Prizren, del se ky organ i akuzës gjatë vitit të shkuar ka kryer 50 raste më shumë të dhunës në familje në krahasim me vitin 2018, derisa edhe drejtuesit e Gjykatës Themelore në Prizren kanë konfirmuar shtimin e rasteve të kësaj natyre.

Ndërkohë, Strehimorja e Prizrenit (Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve), ku organet e drejtësisë i referojnë dhe i sjellin gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të dhunës familjare për të marrë shërbimet e duhura, vazhdon që të ballafaqohet me paqëndrueshmërinë financiare edhe në këtë fillimvit, gjë që ka sjellë shpeshtimin e thirrjeve drejtuar institucioneve shtetërore përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, teksa ka njoftuar për rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, ka pranuar se ka edhe lëndë të papërfunduara, ani pse ato trajtohen me prioritet.

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit