8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

 Për shkak se përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Sylë Hoxha ka munguar për shkaqe shëndetësore, është shtyrë seanca e së mërkurës ndaj Orhan dhe Albert Ademajt, të akuzuar për vrasje të rëndë të M.K në maj të 2020-ës.

Fillimisht në seancën e së mërkurës, bashkëpunëtorja e zyrës së avokatit Sylë Hoxha, Lirije Kryeziu, njoftoi gjykatën se Hoxha, i cili është përfaqësues i palës së dëmtuar ka pasur një intervenim kirurgjikal dhe se për momentin është duke marrë trajtim mjekësor në shtëpinë e tij sipas udhëzimeve të mjekut.

Po ashtu, për gjendjen e tij ia dorëzoi gjykatës një raport mjekësor nga Spitali Amerikan të 11 mars 2022, ku i është rekomanduar një pushim mjekësor prej 30 ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I dëmtuari Pajtim Kurtishaj, i propozoi gjykatës që seanca e sotme të mos vazhdojë në mungesë të përfaqësuesit të tij.

Me mendimin e të dëmtuarit u pajtuan edhe prokurori Genc Nixha dhe mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët deklaruan se janë të pajtimit që seanca e sotme të shtyhet.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi deklaroi se pranë Institutit Forenzik të Kosovës është dërguar urdhëresë për ekzaminim psikiatrik të dëshmitarit Miran Halili, por deri sot nuk është pranuar ndonjë raport lidhur me urdhëresën e lëshuar.

Mbrojtësit e të akuzuarve, avokati Blerim Mazreku dhe avokati Hajrip Krasniqi deklaruan se mendimi i ekspertëve lidhur me gjendjen psikike të dëshmitarit Miran Halili është i domosdoshëm dhe se nuk mund të vazhdohet të merret në pyetje i njëjti pa ardhë një ekspertizë.

Po ashtu, kërkuan nga gjykata që të sigurohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren me numër PKR.nr.74/21 ndaj Miran Halilit, të cilit i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike me ndalim në Institucionin Shëndetësor dhe e njëjta të administrohet si provë.

Pasi që palët kërkuan shtyrjen e kësaj seance, gjykatësja Elezi aprovoi propozimin e palëve dhe seanca e rradhës është caktuar më 19 maj 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Ngritet aktakuzë ndaj Sami Kurteshit, ai thotë se nuk është në dijeni për këtë

 

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Lajmet e Fundit