16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të shtunën Ramazan, hoxhë Mjekiqi: Pendohuni, agjërimi nuk i fshin mëkatet e mëdha!

Gjatë kësaj kohe, myslimanët anembanë botës, nuk hanë as pinë nga lindja e deri në perëndimin e diellit, dhe përqendrohen përgjithësisht në besimin e tyre.

klankosova.tv, ka biseduar me hoxhën Behar Mjekiqi, për të rikujtuar se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë besimtarët gjatë këtyre 30 ditëve.

Ai, thotë se myslimani në Ramazan duhet të hyjë “i penduar tek Zoti, por edhe tek njerëzit”.

“T’iu kërkoj hallallin për të këqijat që i ka bërë dhe mos të kthehet më kurrë tek ato gjëra. Të falë Namaz, t’i respektojë prindërit, të japë Sadaka, të lexoj Kur’an, të vizitojë të afërmit dhe të sëmurët, të jetë shumë më solidar se në muajt e tjerë”, tha hoxha.

Por, a nuk ua falë Zoti mëkatet atyre që agjërojnë?

“Zoti i falë mëkatet në këtë muaj, por jo edhe mëkatet e mëdha, ato më qëllim dhe ato kur iu hyn njerëzve në hak. Për këto duhet pendim, por mëkatet e vogla gjithsesi se po”, tha Mjekiqi për klankosova.tv.

Ai iu bën thirrje besimtarëve që të ftojnë mysafirë në iftare, meqë kështu “fitohen sevapet”. Kjo, krahas lutjeve e leximit të Kur’anit. Por, e ka edhe një porosi për burrat tek të cilët mungesa e ushqimit, rrit mosdurimin brenda familjes. E sidomos karshi grave, që në shumicën e rasteve merren me përgatitjen e Iftarit.

“Myslimani duhet të filloj me syfyrin, faljen e Sabahut, pastaj Dua, leximin e Kur’anit dhe namazet ditore (Dhikër) ose përkujtimin e Zotit. Të jetë njeri i mirë, jo nervoz, jo të fyejë, të mos bëj zullum në shtëpi, tek gruaja (në këtë rast burri), tek fëmijët për bukë ose Iftar. Të jetë shumë më i mëshirshëm”, tha Mjekiqi për Klankosova.tv.

E atyre  që falin namaz vetëm  gjatë Ramazanit, hoxha u jep një epitet.

“Ata janë myslimanë sezonal, sepse myslimani i devotshëm duhet të jetë gjithherë me Zotin, jo veç për një muaj”, tha ai.

Mjekiqi foli edhe për daljen në klubet e natës gjatë këtij muaji, e nëpër restorante e kafene.  Ai tha se myslimanët duhet të ndalojnë shkuarjen nëpër lokale ahengjesh, por jo edhe në hapësira të tjera të gastronomisë. E më së shumti, sipas tij, duhet të largohen nga konsumimi i alkoolit.

“Në klube të natës as në Ramazan, e as jashtë Ramazanit, ndërsa në restorante e në kafene po, pas Iftarit dhe pas teravive, deri në syfyr bën me dalë. Ata që konsumojnë alkool duhet ta ndërpresin menjëherë, t’i kërkojnë falje Zotit dhe të largohen nga ato pije, mos të rikthehen më sepse Zoti e ka ndaluar”, tha hoxha.

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit