5.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Shtyhet publikimi i listave të veteranëve

Veteranet-protestaKomisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të invalidit të UÇK-së, veteranit, dëshmorit të kombit, pjesëtarit apo të internuarit sot ka marrë vendim që të shtyjë deri në fund të muaj publikimin e listave të veteranëve pwr zonat qw ende nuk janë publikuar listat.

Këtë e ka konfirmuar për “Zëri” kryetari i Komisionit qeveritar, Agim Çeku, sipas të cilit zgjatja e afatit të publikimit të listave edhe një javë tjetër është bërë me qëllim të verifikimit edhe njëherë të listave të veteranëve.

“Meqenëse po shfaqën pakënaqësi atëherë kemi marrë vendim që edhe për javë tjetër të zgjatet afati me qëllim që komandantet edhe njëherë t’i shqyrtojë listat”, ka thënë ai.

Ndryshe për publikimin e listave ka qenë deri më 20 shkurt, por që komisioni ka vendosur edhe një javë shtesë për verifikim të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Pa pranga

Lajmet e Fundit