14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shtyhet seanca ndaj doganierëve në Prizren

Me kërkesë të mbrojtësit të akuzuarit Besart Malaj, avokatit Teki Bokshi, është shtyrë të mërkurën fillimi i gjykimit, në rastin ku zyrtarët doganorë, Dritan Hasimja, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka-Roni, Jeton Berisha, Miljan Videsavlejevic, Artan Oseku dhe Driton Kurshumlia akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Të akuzuarit Dritan Hasimja dhe Dritan Kurshumlia akuzohen edhe për vepën penale “Marrje rryshfeti”.

Së bashku me zyrtarët doganor janë të akuzuar edhe Valdet Syla,Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha me akuzën se të njëjtit në vazhdimësi kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “Tregtia e ndaluar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së mërkurës, pasi që kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Ajser Skenderi i ka njoftuar të akuzuarit për të drejtat e tyre, dhe pasi që ka kërkuar nga mbrojtësit të tyre të dijë, se ai ka përmbushur prokuroria obligimet sa i përket zbulimit të provave, ka reaguar mbrojtësi i të akuzuarit Malaj, avokati Bokshi, duke thënë se Prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet në tërësi.

Ai tha se për verifikim të afatëshmërisë së hetimeve është e nevojshme që mbrojtjes tu dorëzohet aktvendimi mbi fillimin e hetimeve dhe të verifikohet se cilit gjyqtarë të procedurës paraprake i është dorëzuar në Prizren apo në Ferizaj.

Sipas avokatit, Bokshi deri më tani prokuroria nuk ka dorëzuar as dëshmi se për çfarë arsye ka vepruar fillimisht Gjykata Themelore në Ferizaj e pastaj ajo në Prizren, edhe pse në kushte standarde është kompetente kjo e fundit.

“Për të verifikuar lejueshmërinë dhe rregullsinë e masave të fshehta teknike dhe të vëzhgimit kërkoj që të na dorëzohen propozimi për aplikimin e masave dhe se cili gjyqtar i procedurës paraprake ati i ka lejuar, a ka pasur zgjatje të afatit të aplikimit të masave të cekura më lartë, nga se nga rrjedha e hetimeve të tilla edhe transkriptove duket se ka pasur zgjatje të hetimeve”, tha avokati Bokshi.

Tutje avokati Bokshi, ka thënë se mbrojtjes i janë dorëzuar dy aktakuza, fillimisht me datë 11 maj 2021 e cila i është adresuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa e dyta me 28 qershor 2021, e cila është adresuar me përshkrimin aktakuzë e plotësuar sipas rekomandimeve të gjykatës. Andaj ai ka kërkuar dorëzimin e rekomandimit të gjykatës për të vlerësuar rregullsinë e veprimit të Prokurorisë.

“Sipas të dhënave të sistemit SMIL, aktakuza është dorëzuar me 30 qershor 2021 dhe përfundimisht bash me materialin hetimorë është dorëzuar kallëzimi penal i sektorit të hetuesisë së Doganës së Kosovës me datë 28 maj 2019 dhe kërkoj sqarim nga prokuroria se a ka pasur kallëzim më të hershëm penal se kallëzimi në fjalë dhe nëse ka pasur të dorëzohet. Kam parasysh mendimin juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës 533/2016 në të cilin thuhet se kallëzimi penal nga policia duhet dorëzohet në afat prej 30 dite nga fillimi faktik i hetimeve, ngase pa një veprim të tillë prokuroria nuk ka mundur të veproj dhe nuk ka pasur mundësi të nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve”, tha avokati Bokashi.

Sipas Bokshit, mbrojtja dyshojnë se hetimet kanë zgjatur më tepër se sa lejohen me ligj.

Ndërsa, prokurorja e rastit Ervehe Gashi, tha se sa i përket aktvendimit për fillimin e hetimeve, aktvendimin për zgjerimin e hetimeve dhe kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afatit të hetimeve, nëse mbrojtja e sheh të arsyeshme ajo do të iu dorëzoj.

Ajo tha se fillimisht kjo çështje penale ka filluar në Gjykatën Themelor në Prizren, mirëpo për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit në fazën e hetimit, prokuroria ka vendosur që ta dërgoj në kompetencë territoriale në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas saj, të gjitha vendimet për masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, aktvendimin për caktimin e paraburgimit, vendimin për zgjatjen e hetimit i ka ndërmarrë Gjykata Themelore në Ferizaj, andaj prokuroria fillimisht aktakuzën e ka dorëzuar në Ferizaj, ndërsa me rekomandim të Gjykatës Themelore në Prizren, kanë bërë plotësimin e aktakuzës dhe i është drejtuar Gj.Th. Prizren.

 

Tutje prokurorja Gashi tha se sa i përket shkresave të prokurorisë nëse nuk paraqet problem për mbrojtjen do tu dorëzoj deri në caktimin e shqyrtimit të dytë ose afatit të dhënë nga gjykata.

Mirëpo dorëzimin e dokumenteve në shqyrtimin e dytë e ka kundërshtuar avokati Bokshi, duke thënë se i mbrojturi i tij nuk mundë të deklarohet rreth fajësisë, pasi që i duhet kohë për analizimin e shkresave të lëndës.

Pas kësaj gjykatësja Ajser Skenderi ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes ndërsa e ka obliguar prokuroren Gashi që në afat prej 15 dite, mbrojtjes t’iu siguroj provat e lartëcekura.

Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet me 20 dhejtor 2021.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokuroris Themelore në Prizren të ngritur me 24 qershor 2021, të pandehurit Besart Malaj, Dritan Hasimja, Ilir Bobi., Hekuran Dana, Dritëro Zeka-Roni, Jeton Berisha, Miljan Videsavlejevic, Artan Oseku dhe Driton Kurshumlia, në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar – si zyrtar doganor, gjashtëdhjetekatër (64) herë ua sigurojnë të pandehurve Valdet Syla,Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha., kalim të automjeteve të ngarkuar me duhan të grirë-refuz – në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, Filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e taksës së akcizës, taksës së doganës dhe TVSH-së së papaguar – rreth tre (3) milion euro.

Me këto veprime sipas prokurorisë të akuzuarit në bashkëkryerje dhe vazhdimësi kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 par 1 lidhur me nenin 31 dhe nenin 81 të KPRK-së.

Ndërsa të akuzuarit Driton Kurshumlija dhe Driton Hasimja gjatë muajit shkurt mars 2019, në cilësi të personave zyrtarë, në pikën kufitare në Vërmicë-Prizren, kërkojnë përfitime për vete, për të vepruar në pajtim me detyrat e tyre.

Sipas aktakuzës i akuzuari Kurshumlija me datë 07 shkurt 2019, kërkon nga i dëmtuari Sefedin Jasiqi shumën prej 100 euro, për kryerjen e zhdoganimit të mallit duke i thënë se zhdoganimi më lirë nëse i dëmtuari i paguan 100 euro, Po ashtu i njëjti me 31 mars 2019, kërkon nga i dëmtuari Mentor Rexhepi shumën prej 70 euro për kryerjen e zhdoganimit të mallit duke i thënë se aq kishte kushtuar zhdoganimi.

Ndërsa i akuzuari Hasimja me 03 shkurt 2019, kërkon para nga i dëmtuari Sali Kalludra për kryerjen e zhdoganimit, duke ditur se mallrat që importon KFOR-i, janë të liruara nga dogana. Po ashtu me 08 shkurt 20219, i pandehuri merrë shumën prej 100 euro nga i dëmtuari Selim Morina për të zhdoganuar vetëm një pjesë të mallit.

Me këto veprime sipas prokurorisë të akuzuarit kanë kryer veprën penale: “Marrje e ryshfetit’’ në vazhdimësi nga neni 421 par 1 lidhur me nenin 77 të KPK-së.

Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit Valdet Syla,Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha, akuzohen se në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur duhan të grirë – refuz në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe “Tregtia e ndaluar “, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth tre (3) milion euro.

Me këtë të akuzuarit në bashkëkryerje në vazhdimësi kanë kryer veprat penale; “Kontrabandim me mallra “ nga neni 317par 2, veprën penale: “Shmangëje nga pagesat e tarifave të detyrushme doganore “, nga neni 318 par 2 si dhe veprën penale; “Tregti e ndaluar “, nga neni 305 par 2, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen te? pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se jane? fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit