18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Babai sirian dhe djali pa gjymtyrë, kjo fotografi fituese që rrëfen dramën e luftës 10-vjeçare

Fotografi turk Mehmet Aslan fitoi çmimin “Fotoja e Vitit” në ceremoninë vjetore Siena International Photo Awards 2021 të shtunën me një foto të një refugjati sirian dhe djalit të tij. Fotoja tregon babain, i cili ka humbur njërën këmbë, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë.

Babai me njërën këmbë të humbur nga bombardimet, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë

Mijëra fotografë nga 163 vende u dorëzuan për çmimet, por ishte imazhi i Aslan, i titulluar “Vështirësia e jetës”, që u kurorëzua fitues. Fotoja është realizuar në provincën Hatay, në kufirin turko-sirian, e cila përshkruan një moment lumturie mes babait dhe djalit të tij.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, fotografi tha se shkrepja e fotos ishte krejt rastësore, pasi ndodhej aty për të ndihmuar me disa ushqime. Aslan tregoi për gazetarët se me familjen ishin njohur në këtë provincë në kufi, ku dhe ishte miqësuar me ta. “Desha të tregoj dhe luftën se si ka ndikuar tek familjet, ishte pikëpamja e parë që doja t’i tregoja botës se sa e keqe është lufta që ndodh në disa shtete.

Fotografinë e kam realizuar në Hatay, një pjesë e kufirit, aty jam njohur me familjen. Kemi qenë duke dhënë një ndihmesë të vogël, ka qenë janari i 2021 dhe atëherë e kam bërë këtë foton.”, tha ai. Më tej, fotografi shtoi se ajo që deshi të ndërgjegjësonte njerëzit mbi atë që po ndodh në një vend si Siria. “Tregon më shumë dramë, jetën e tyre të vërtetë dhe nuk është një foto sa për ta hedhur në internet.

Kjo është gjendja më e vështirë, nuk ka pasur nevojë që të punohet me foton, njerëzit e kanë shikuar këtë foto se kjo është gjendja aktuale dhe gjendja që ndodh pas çdo lufte te njerëzit.”, shtoi fotografi.

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit