7.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Shtyhet shqyrtimi gjyqësor për vrasje të rëndë në Prizren

I dëmtuari A.B., të martën, gjatë shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë, shtytje në vrasje dhe mos lajmërim të veprës penale, M. A., R. A., R. B. dhe F. F., ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit, Genc Nixha, me arsye se i njëjti nuk ia ka dhënë shkresat e lëndës.

I dëmtuari, A.B., po ashtu ka thënë se nuk dëshiron avokat sepse atë e përfaqëson prokurori i rastit dhe në të njëjtën kohë nuk e dinte saktësisht se pse ka kërkuar përjashtimin e tij, por vetëm ka përsëritur qëndrimin se ai nuk po ia jep shkresat.

Prokurori Nixha, ka thënë se për një kërkesë të tillë nuk është informuar më herët, duke shtuar se sapo të kthehet në prokurori, do të njoftojë kryeprokurorin për një çështje të tillë dhe pas vendosjes së tij, do të mund të vazhdojë gjykimi.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, është detyruar që fillimin e shqyrtimit kryesor në këtë çështje penale ta shtyjë për 9 nëntor 2017, në ora 09:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon te dyshuarit, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi.

R. B.e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes, ndërsa F.F. akuzohet për mos lajmërim të veprës penale.

Sipas aktakuzës, vëllezërit , janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën R. B. të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj – viktima – po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.

Më pas, sipas organit të akuzë, ajo u kishte thënë atyre se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë. Andaj, të shtyrë nga e akuzuara B., i akuzuari M. A., ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F. F., ku tashmë i ndjeri, po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se M. A. e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur./betimiprdrejtesi/

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Lajmet e Fundit