17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shuhet ylli i Tik-Tokut – Devonne DJ David

Një familje nga Gjeorgjia është në zi për humbjen e djalit të tyre 11-vjeçar, Devonne David, i njohur si Devonne DJ David, i cili vdiq natën e “Halloween-it” pasi u përplas nga një makinë, ndërkohë që ishte një yll në ngritje në rrjetin social të Tik-Tokut.

Policia e vendit, tha se Devonne po qëndronte në trotuar me fëmijët e tjerë vetëm pak çaste para përplasjes, e cila ndodhi kur ai doli në rrugë për të kaluar në pjesën tjetër.

 

“Në vendngjarje oficerët zbuluan se një mashkull 11-vjeçar ishte goditur. Nga hetimet paraprake u konstatua se këmbësori kishte qëndruar në trotuar me disa fëmijë të tjerë, duke festuar Halloween”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë së Atlantës.

“Këmbësori doli në rrugë për të kaluar në ‘Memorial Dr’, ku edhe u godit nga një automjet. Shoferi qëndroi në vendngjarje dhe këmbësori u dërgua në spital ku u shpall i vdekur. Nuk parashikohen akuza në këtë aksident”, thuhej tutje në deklaratë.

Ndërkohë, ndjekësit e Devonne DJ David janë shprehur të pikëlluar për ndarjen nga jeta të yllit të TikTokut, i cili me videot e tij kishte arritur të krijonte një audiencë të gjerë.

Po ashtu, një fushatë e “GoFundMe” ka filluar të mbledh fonde për të ndihmuar familjen e tij dhe ka mbledhur mbi 6 mijë dollarë që nga nata e së hënës.

“Më 31 tetor, familja jonë pësoi një tragjedi të tmerrshme, duke shkurtuar jetën e Devonne Malique David”, thuhet në një përshkrim në faqen e shkruar nga tezja e Devonne.

“Po mbledh fonde për vdekjen e papritur të djalit të motrës sime. Ne vlerësojmë çdo kontribut, me çdo fond të mbetur që shkon në një llogari për nënën e tij”, shtoi ajo.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit