3.2 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Shyqiri Bytyqi: Këtë vit ndryshon testi i maturës

Në një takim të nivelit të lartë për arsim, ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se këtë vit testi i maturës do të organizohet më ndryshe.
“Nuk do të mbahet testi në krejt vendin në të njëjtën kohë mirëpo do të realizohet në katër regjione”, tha ai por nuk dha detaje për formën e organizimit.

Në takim me rektorë, shoqërinë civile e ekspertë të arsimit, ministri Bytyqi ka thënë se është i shqetësuar që pjesëmarrja në nivelin parashkollor mbetet e ulët.

“Aktualisht pjesëmarrja është në nivel jo të kënaqshëm, 35 deri 40 për qind marrin pjesë, me kërkesat e BE-së deri në vitin 2022 duhet të jetë 95 për qind. E që kjo për katër vite është e pamundur. Kemi i mungesë të çerdheve të objekteve kemi mungesë të edukatorëve. Kur them kemi mungesë të edukatorëve kemi edhe mungesë të buxhetit”, është shprehur Bytyqi.

Ai në këtë takim e ka pranuar se ekziston politizimi i shkollave.

“Kyçi i kësaj që ne e konsiderojmë është menaxhimi i shkollave, e para është se duhet të gjejmë një formulë të zgjedhjes së drejtorëve, duhet të fillojmë diskutimin që drejtorët e shkollave të mos jenë koordinator të pikave të zgjedhjeve, këtë po e theksoj se cilësia e menaxhimit të mirë varet nga drejtori”, është shprehur ministri Bytyqi.

Po ashtu ministri ka thënë se Kosova është larg numrit të koordinatorëve të cilësisë që duhet t’i ketë.

“Jemi larg numrit që duhet të jetë, kemi 40 koordinator të cilësisë nga 1100 sa duhet të jenë. Ne shumë shpejt do ta vendosim një koordinator nacional e që ka detyrë të marrë informacione nga qendrat”, ka thënë Bytyqi.

Ministri ka njoftuar se në vitin shkollor 2019-2020 do të ketë tekste të reja që, sipas tij, do të jenë në përputhje me kurikulat.

Në fund ministri Bytyqi ka thënë se pavarësisht që Agjencioni i Akreditimit ka pasë një fazë të vështirë, ai duhet të jetë sa më shpejt funskional.

Më herët, në këtë takim, kryeministri Haradinaj foli për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Akreditimit, vendim i cili çoi në përjashtimin e kësaj agjencie nga organizata europiane e cilësisë, EQAR.

Më Shumë

Dëshmitari Çadraku: Në Rahovec e Prizren të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë

Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin e tij si pjesë e G2-shit apo sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të...

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

Lajmet e Fundit