19.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Si e arsyetoi Ambasadori turk abuzimin me fëmijë në Prizren dhe propagandën për shefin e tij Erdoganin

Ofensiva ushtarake e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, kundër popullit kurd në Siri, ka nxitur reagime zingjir në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Kombëtarja e Turqisë në futboll rrezikon përjashtimin nga Evropiani i vitit 2020, pasi që lojtarët turq pas barazimit të arritur kundër Francës, si manifest kanë përdorur përshëndetjen ushtarake në mbështetje të presidentit Erdogan dhe ushtarëve turq.

E një veprim i tillë sikurse i lojtarëve, është bërë edhe nga disa fëmijë të nacionalitetit turk në një shkollë fillore në Prizren, në bashkëpunim me mësuesin e tyre.

Fotografinë bashkë me fëmijët, mësuesi prizrenas e ka publikuar në rrjete sociale, duke nxitur kështu reagime të shumta, meqenëse është e ndaluar që të abuzohet me fëmijë për qëllime politike.

Nga institucionet arsimore janë duke shqyrtuar të gjitha masat që do të ndërmerren ndaj mësuesit në fjalë, megjithatë një abuzim të tillë me fëmijë e ka arsyetuar ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Ai ka thënë se fotografia e mësuesit, Selver Shantir me nxënësit e tij, është normale dhe nuk është bërë me dashakeqësi.

Sipas tij një fotografi e tillë po tentohet të shfrytëzohet nga çarqe të ndryshme për të prishur raportet turko-kosovare.

Sipas emisarit të Ankarasë zyrtare, në Kosovë është i garantuar me Kushtetutë përdorimi i flamurit turk.

E në fund ndërhyrjen ushtarake të Erdoganit kundër kurdëve e ka quajtur si veprim në të mirë të njerëzimit./Express/

Më Shumë

Prizreni ka vetëm një “sherif”, Albion Kurtaj – 12 gola e asistime në 15 ndeshje

Në Prizren, ka vetëm një lojtar që po bën diferencën këtë sezon – Albion Kurtaj. Sulmuesi i Lirisë po shkëlqen në Ligën e Parë, duke regjistruar...

LVV e Dragashit: Për koalicion me PDK, morëm aprovimin e kryesisë qëndrore të LVV

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor, do të mbështesë...

Lajmet e Fundit