-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Si e priti Arilena Ara anulimin e Eurovisionit?

Koronavirusi u bë shkak që të anulloheshin shumë aktivitete nëpër botë dhe një ndër to ishte edhe festivali europian “Eurosong”. Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara. Por si e priti ajo lajmin e anullimit të kompeticionit? Menaxheri i këngëtares, Popi Kola ka folur për herë të parë në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” mbi këtë.

“ “Fall from the sky” Ishte një nga projektet më të rendësishme të Arilënës. Parë nga të gjitha opsionet, për një Eurovizion pa publik apo për ta shtyrë atë, Eurovizioni do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirus po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, Eurovizioni ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare.” shprehet menaxheri i këngëtares.

 

I pyetur se nëse do kërkohej që edhe vitin tjetër të prezantoheshin me këngën e Arilena Arës, ai shprehet se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë dhe është ende herët që të flitet për këtë gjë.

 

Ai tregoi se Arilena nuk e ka përjetuar keq, paai ishte diçka që duhej të ndodhte.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, nderkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që cfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. Eurovizion ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, përfundon Popi Kola.

Më Shumë

I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e ‘zhvatjes’ së mbi 1 milion eurove nga BSK

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore...

Humbi ndjenjat pasi hyri në shtëpi, vdes burri në Malishevë

Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Rastin për “klankosova.tv” e...

Lajmet e Fundit