26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Si lindi thënia “Rrejë për tokë e jo për qiell”?

Rrëfimi për Hajdar Rrencin e Isuf Pshtjellsin

Ish kan çue Hajdar Rrenci e kish pas rrejtë hallkun tu nêj. U kish pas thanë?

– E kam nie qenin tuj lehë për hava. .

Goj’ m’gojë i shkon fjala n’vesh Mahmut pashë Përzerenit. Çon e e thrret Mahmut pasha e pvet Hajdar Rrencin:

– A e ki pa përnimên qenin tu lehë n’hava a?

– Po – i thot Hajdar Rrenci.

– A ke kân ispat?

– Po, e kam Isufin.

Çon e thrret pasha edhe Isufin e, kur erdh ky, pasha e pveti:

– Po thot Hajdari qi e ka pa qenin tu lehë n’hava. A a nimê?

– Po, nime â.

– A je kanë edhe ti aty?

– Po – tha Isufi. – Na jena gjin qehajë qi rrimë me berre. U patëm qitë qejve gjellë me ngranë. Tuj hangër qêt n’ledinë, u lshue orli, e kapi ni klysh e e çoi n’hava. Qeni zu me lehë n’hava. Për qat qên t’ka folë Hajdari, pashë.

E pa pasha qi Isufi diti me e nreqë, me e pshtillë rrenën e shoqit vet Hajdarit e s’i bani gja e i Ishoi të dy edhe pse nuk ja muer menja qi a kanë qashtu. Kur duelën jashtë, Isufi ju kthye shoqit vet Hajdarit e i tha:

– Ti, bre burrë, n’rrejsh, rrej për tokë n’dash me t’i mlue, se s’po muj me t’i mlue rrenat për hava.

Prej asaj dite ja ngjiten mileti: Hajdar Rrenci e Isuf Pshtillsi. /Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, II/Telegrafi/

Më Shumë

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Personalitete – Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi”. Dy...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

Lajmet e Fundit