Si nisi aksioni i Prokurorisë në Prizren për mishin e prishur?

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe transmetoi hulumtimin ekskluziv për skandalin me mishin e prishur i cili u importua nga vendet e Bashkimit Europian.

Siç tregon hulumtimi, mishi prej 60 tonësh i cili kishte hyrë në tregun e brendshëm ishte i vjetër mbi 12 vite.

Emisioni i sontëm transmetoi pamjet nga nisje e para-hetimeve deri në marrjen e urdhrit për bastisje nga ana e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Pamjet e transmetuara tregojnë për hapat që ndërmerr kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, i cili personalisht udhëheq aksionin për të bastisur vendet e dyshimta ku ishte raportuar se ka mish të importuar nga jashtë, i cili ishte me afat të skaduar.

Pas marrjes së urdhrave nga ana e kryeprokurorit, hetuesit e policisë dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ia mësyjnë lokacioneve të dyshimta në dy qytete në Rahovec dhe Suharekë.

“Në Kosovë është tentuar të futet një sasi e caktuar e mishit nga Belgjika, importues janë kompani nga Prizreni. Ne këtë lajm e kemi marrë me shqetësim dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive dhe me qëllim që t`i sigurojmë qytetarët që të konsumojnë ushqim të shëndetshëm”, deklaron kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, para se të nisin me operacionin e bastisjeve.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, provat e para të mbledhura nga hetuesia me në krye kryeprokurorin Admir Shala e bindin gjyqtarin për të miratuar urdhrin për bastisjen e lokacioneve të dyshimta.

:

E

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit