1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Sigal Prishtina e mposht Ponte Prizrenin, në gjysmëfinale ballafaqohet me Golden Eagle Yllin

Sigal Prishtina është në gjysmëfinale pasi e ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 77:88.

Në këtë fazë skuadra nga kryeqyteti do të ndeshet me Golden Eagle Yllin.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në minutën e tetë, ku më pas prishtinasit me një seri të suksesshme e fituan këtë pjesë 15:20.

Në periudhën e dytë bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë, ku dalëngadalë u shkëputën, duke arritur deri në 21 pikë, 31:52, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me kryeqytetasit që menaxhuan epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan prizrenasit ta shkrijnë atë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:70.

Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Sigal Prishtina triumfoi 77:88.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndërsa nesër do të luhen edhe ndeshjet e tjera si Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, këta janë viktima dhe i dyshuari

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit. Burimet e Klankosova.tv mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve...

Lajmet e Fundit