“Sigal Prishtina” fiton kundër “Proto Cable Prizreni”, pas vazhdimeve

Xhiroja e parë ka sjell ndeshjen e parë në vazhdime. Kjo ndodhi në sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit, që u zhvillua në Prizren dhe përfundoi 89:83 (24:22, 18:21, 21:21, 14:13, 12:6) në javën e parë të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 24:22. Në periudhën e dytë, prishtinasit dy herë ishin në epërsi deri në gjashtë pikë, por në fund me një treshe nga Edmond Kryeziu, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:43.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, që dëshmon edhe rezultati 21:21, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 63:64. Çereku i fundit ishte po ashtu interesant e me rikthime, duke përfunduar 77:77, me një treshe nga Edmond Kryeziu, edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin në fund, por sfida shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare dhe fituan 89:83.

Te skuadra kryeqytetase u dalluan Nick Ward me 25 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e pesë kërcime, kurse te prizrenasit u dalluan Edmond Kryeziu me 20 pikë, Urim Zenelaj me 17 pikë e shtatë kërcime, Isaiah Kelly me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Ivan Koljeviq me 13 pikë e 11 kërcime.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit