Simeone paguan 50 milionë euro për të birin

Trajneri argjentinas, Diego Simeone është gati të nisë edicionin e tij të nëntë në drejtim të Atleticos së Madridit, ndërsa edhe këtë herë ka synim për të triumfuar në gara madhore.Kështu, pasi bindi Antoinne Griezmannin për të qëndruar në Madrid, trajneri argjentinas arriti të përforcojë skuadrën me elementë si Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Tashmë Simeone po punon për të sjellë në kryeqytetin spanjoll një sulmues, që të rivalizojë me Diego Costan dhe emrin e lojtarit e ka brenda familjes.Së fundi Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh Fiorentinës, për të transferuar në Spanjë, Giovanni Simeonen, djalin e trajnerit të spanjollëve.

Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, duke e cilësuar Simeonen si të pashitshëm, por mediet thonë se palët mund ta mbyllin transferimin për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit