Susuri: Shkolla në Kobajë, Dedaj dhe Petrovë, do të pavarësohen

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri thotë se do të procedojë për miratim në MASHT, nismën për pavarësimin e shkollave në fshatin Kobajë, Dedaj dhe Petrovë.

“Këto paralele të ndara fizike nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 planifikohen të funksionojnë si shkolla të pavarura”, thotë Susuri.

Pavarësimi i tyre synon cilësinë dhe menaxhimin më efikas.

Me propozim të DKA-së në qershor të këtij viti, MASHT-i, pavarësoi gjimnazin “Gjon Buzuku” në Romajë të Hasit.

Susuri thotë se prioritet mbetet pavarësimi i shkollave tjera./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit