9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Sindikata e Policisë kërkon dënim për personat që sulmojnë policët

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar dënim për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë.

Sindikata thekson se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar dhe kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë.

“Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike.

Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale”, thuhet në reagim.

Në sulm ndaj zyrtarit policor ka ndodhur më 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit ka sulmuar zyrtarët policor.

“Prandaj, për këtë rast dhe për shumë raste tjera të sulmit ndaj zyrtarëve policor, kërkojmë nga organet e drejtësisë  që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit.

Veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Lajmet e Fundit