7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjykimi për krime lufte ndaj Remzi Shalës, ja çfarë deklaroi dëshmitari

Dëshmitari Halil Përteshi në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se kishin ardhur dy vetura me 7-8 ushtarë të maskuar, të cilën kishin pyetur për Përteshët.

Këtë deklaratë, dëshmitari Përteshi e ka dhënë në gjykimin ku Remzi Shala, i njohuri si komandant “Molla e Kuqe” po akuzohet se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë Haxhi Përteshin nga shtëpia e tij, e më pas Përteshi ishte gjetur i vdekur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Halil Përteshi deklaroi se qëndron pranë deklaratave të dhëna më herët në polici dhe në shqyrtim gjyqësor në këtë çështje dhe shtoi se mes qershorit-gushtit të 1998-ës kishte qenë i angazhuar në hapjen e istikameve, të cilat ishin organizuar nga Bajram Qatani.

Halil Përteshi shtoi se ka qënë në dijeni se është organizuar një mbledhje në fshatin Duhël në lagjen Sopa në odën e Rifat Qatanit, por se ai vet nuk kishte marrë pjesë në atë mbledhje.

Dëshmitari Përteshi deklaroi se kishte qenë si roje fshati së bashku me Bashkim Elshanin dhe Naser Qatanin dhe në një natë kishin ardhur dy vetura dhe e kanë pyetur “ A ka Përtesh këtu”.

Ai tha se ishte përgjigjur se ai vet është Përtesh e pas kësaj ata e kishin larguar atë deri në 20-30 metra dhe aty kishin qëndruar 10 minuta, e pastaj kishin vazhduar rrugën.

Por, dëshmitari shtoi se nuk e di nga kanë shkuar.

Tutje theksoi se me këta persona kishte folur Bashkimi dhe se ata persona ishin me uniformë të larme dhe kanë pasur armë me vete dhe se kanë folur në gjuhën shqipe.

Mirëpo, thotë se fytyrat nuk kishte munduar t’ua shihte, pasi që ishin me maska e pas kësaj nuk kanë pyetur se kush ishin ata persona.

Dëshmitari Halil tha se vendi ku ata ishin ndalur ishte diku rreth 500 metra largshtëpisë së Haxhi Përteshit dhe shtoi se për këtë të fundit kishte dëgjuar një javë më pas se e kishin marrë dhe se është gjetur në fshatin Duhël pas nja 10 dite të vdekur në oborrin e tij dhe se trupi i tij ka qenë i deformuar, pasi që i kishin parë shenjat në trupit e tij, veçanërisht në pjesën e krahut.

Po ashtu, shtoi se në muajin qershor- korrik 1998 kishte dëgjuar për ushtarin me pseudonimin “Molla e Kuqe”, që shtoi se atë e kishte parë 2-3 herë, por që kontakt me të nuk ka pasur.

Në fund, deklaroi se Agron Përteshin, djalin e të ndjerit Haxhi Përteshi e kishte takuar pas 2-3 dite dhe se i njëjti nuk kishte treguar asgjë lidhur me ngjarjen se çka i ka ndodhur Haxhisë dhe se ai nuk kishte përmendur asnjë të dyshuar.

Në seancën e së martës filloi ta jepte dëshminë e tij edhe dëshmitari Arif Përteshi, mirëpo për shkak të përfundimit të orarit të punës, dëshmia e tij do të vazhdojë nesër më 12 janar 2022.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Kroasantët e shijshëm me çokollatë nga Casalini, i gjeni në Deppo Market ?

Mund të jetë një imazh i ushqime dhe teksti

 

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit