Skandali i deputetes Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Koalicioni Vakat, Duda Balje, katër komunave serbe në veri u është referuar si komuna të Serbisë.

Kjo ndodhi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilin ajo është kryetare.Në këtë mbledhja, derisa po raportonte Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës për raportim, katër komunave me shumicë serbe në veri ajo u është referuar si komuna të Serbisë.

“Si pika e dytë është lidhur me diskutimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Republikës së Serbisë”, ka thënë ndër tjera deputetja Balje.

Për më tepër, Avokati i Popullit, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka bërë të ditur bisedat që i kanë pasur me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) rreth çështjes së faturimit të rrymës së veriut në faturat e qytetarëve të pjesës tjetër në vend.Sipas Avokatit, janë 8 milionë euro që janë inkasuar nga qytetarët për t’i mbuluar shpenzimet e rrymës në veri.“Autoritetet me të cilat kemi korrespondenca zyrtare konfirmojnë se rryma e shpenzuar në veri inkasohet nga qytetarët e pjesës tjetër të vendit dhe vlera është 8 milionë euro. Kjo është një shkresë zyrtare e dhënë nga ZRrE-ja. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e ZRrE-së në takimet që i kemi pasur”, ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari gjatë raportimit.

Ai ka bërë të ditur edhe arsyen e ZRrE-së për marrjen e këtij vendimi në vitin 2012. Thotë se zyrtarët e ZRrE-së i kanë thënë se mosmbulimi i shpenzimeve të energjisë në veri, do ta bankrotonte kompaninë KEDS dhe do të krijonte kolaps energjetik në vend.“Kur i kemi pyetur se përse është zgjedhë kjo metodë me të cilën ngarkohen qytetarët tjerë për mbulimin e shpenzimet e veriut, na është thënë se, sikur të mos kishte ndodh kjo, atëherë KEDS-i do të bankrotonte si kompani, në vend do të shkaktohej një krizë energjetike dhe kishim pasur një kolaps energjetik në vend. Dhe kjo gjoja ka qenë prapavija për një vendim që e ka marrë ZRrE-ja në vitin 2012”, ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari./Insajderi

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit