10.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Skena kaotike dhe gaz lotsjellës në fushë në ndeshjen e Boca Juniors me Gimnasia, raportohet për viktima dhe shumë të lënduar

Trazira të mëdha shënuan ndeshjen e Superligës së Argjentinës mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors, pas së cilës të paktën një person thuhet se u vra.

Pas skenave kaotike në Indonezi pesë ditë më parë, trazirat e reja të fansave kanë tronditur botën.

Këtë herë ndodhi në Argjentinë, ku mbrëmjen e së enjtes u anulua ndeshja mes Gimnasia dhe Boca e vlefshme për javën e 23-të.

Të paktën një person ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë.

 

Trazirat e tifozëve kanë ndodhur para stadiumit sapo ka nisur ndeshja. Përleshja është përhapur në terren dhe më pas ka ndërhyrë policia.

Gjyqtari Herman Mastrangelo vendosi të ndërpresë ndeshjen në minutën e nëntë dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar trazirat.

Reklama

Fotot dhe videot e fansave që qanin shpejt bënë xhiron e botës.

 

Një zëdhënës i policisë ka thënë se oficerët thanë se ishte përdorur gaz lotsjellës për shkak të mungesës së sigurisë për të kontrolluar situatën. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.

Kaosi u krijua pasi tifozët e Gimnasia u përpoqën të futeshin me forcë në stadiumin e stërmbushur dhe këta tifozë ishin më në numër sesa u ishte lejuar.

 

 

Mediat argjentinase raportuan se policia qëlloi kameramanin e mediumit TyC Sports, Fernando Rivera, ndërsa ai po filmonte njerëzit duke hedhur gaz lotsjellës.

“Fatkeqësisht, të paktën një person ka vdekur”, tha ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Sergio Berni.

Tifozja vdiq pas një problemi në zemër, e gjithë kjo pasi u hodh gaz lotsjellës në fushë. Tifozët në panik u përpoqën të gjenin një dalje nga stadiumi. /Telegrafi/

The match between Gimnasia and Boca Juniors could be scheduled for tomorrow morning.pic.twitter.com/lrkr0o2cJQ

— Argentine Football League (@ArgiesFootball) October 7, 2022

Më Shumë

E lëndoi me mjet të mprehtë familjarin, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një familjar, dhe të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime në dorë me...

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Lajmet e Fundit