5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

“SKENA UP”, interesim i kënaqshëm i publikut

SkenaUP-konferenceDrejtuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit dhe Teatrit, “SKENA UP”, shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen e deritashme të publikut. Sonte, përveç tjerash, do të jepen filmat e prodhuar nga studentët shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët do të konkurrojnë për shpërblimin “Filmi më i mirë kombëtar”

Filmat shfaqjet teatrale që konkurrojnë njëra me tjetrën në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit dhe Teatrit, “SKENA UP”, po vazhdojnë të shfaqen sipas planë-programit të drejtuesve të këtij festivali.

Festivali është hapur me 5 dhjetor dhe do të vazhdojë deri me 11 dhjetor, ndërkaq, për tri ditët e para interesimi i publikut nuk ka qenë i paktë. Në ditën e katërt të tij, drejtuesit e Festivalit shprehen të bindur se numri i shikuesve vetëm sa do të rritet.

Konferenca para gazetarëve nga drejtuesit e “SKENA UP”, si dhe debati në mes tyre dhe disa prej regjisorëve që një ditë më parë kanë dhënë shfaqje dhe filma të ndryshëm, janë dy segmentet që i paraprijnë veprave të ndryshme artistike që jepen më pas deri në orët e vona të natës.

Gjatë konferencës të së dielës, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e ditës së tretë, gjegjësisht, të dhënies së filmave dhe shfaqjeve teatrale gjatë ditës paraprake, drejtuesit e Festivalit kanë vlerësuar se përveç tjerash, në qytetin e Prishtinës po shfaqen vlera të ndryshme artistike.
.
Interesim nga studentët e filmit dhe regjisë

Menaxheria e këtij festivali, Hana Qena, ka thënë se shfaqjet e filmave të konkurrencës ndërkombëtare gjatë ditës së tretë të Festivalit e ka bërë të shtunën ditë me program special.

“Publiku i festivalit “Skena UP” zakonisht janë studentë të cilët e vizitojnë festivalin tonë. Mund të themi se çdo vit numri i tyre është duke u rritur, sidomos, në programin e natës, kur janë pak më të lirë dhe kanë kohë që t’i përcjellin të gjithë filmat dhe shfaqjet”, thotë Qena, transmeton Kultplus.

Ajo beson se të gjitha shfaqjet dhe filmat që jepen në ditët në vijim janë interesante, veçmas për studentë të aktrimit dhe regjisë, ngase, siç thotë ajo, në këtë formë studentët mund të mësojnë diçka më të re sesa që mësojnë në fakultet.

Ndërkaq, Vesa Qena, gjithashtu pjesë e organizatorëve të Festivalit, thotë se janë të kënaqur që vazhdimisht gjatë ditës ka fluks të qytetarëve, të cilët, vijnë për t’i parë filmat apo shfaqjet, largohem dhe më pas vijnë prapë.

“Trendi i filmit tash është më shumë kah filmat eksperimental, dhe nuk besojë që filmat kosovar janë prapa filmave ndërkombëtar, dallojnë vetëm nga ana e kushteve, pra mjetet që ne i përdorim në Kosovë, që i kemi në dispozicion janë më të varfra sesa mjetet që i përdorin për jashtë, edhe nga buxheti dallohemi. Por, temat janë në të njëjtin nivel me të tjerët”, thotë ajo.

Regjisorët flasin për krijimet artistike të tyre

Gjatë së shtunës në Teatrin ODA janë dhënë njëmbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtë të punuar nga studentë që studiojnë filmin apo regjinë në universitete të ndryshme botërore – filma ndërkombëtarë. Po në të njëjtin teatë janë shfaqur shtatë filma ndërkombëtar poashtu të metrazhit të shkurtë, të cilët janë dhënë kuadër të shfaqjeve speciale “Dita Franceze”. Më pas në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Kosovës është dhënë një shfaqje, që ka ardhur nga Britania e Madhe, në ora 19:00 në Teatrin Dodona shikuesit e kanë parë shfaqjen e punuar nga studentët iranian, ndërsa shfaqja e ardhshme që është dhënë në Teatrin ODA në ora 20:00 ka ardhur nga Kroacia.

Ditën e tretë e Festivalit është përmbyllur me dhënien e një shfaqje nga Serbia, që gjithashtu është shfaqur në Teatrin ODA.Dhe, disa nga regjisorët e këtyre filmave dhe shfaqjeve ndërkombëtare të dielën janë paraqitur para gazetarëve së bashku me udhëheqësit e Festivalit.

Njëra nga ta, regjisorja e filmit “Portrait”, Katerina Kalentzi, nga Greçia, ka treguar për filmin e saj, duke treguar për personazhin e filmit, i quajtur Xenofontanes.
.
Në film shfaqen dy bileta të harruara, një melodi nga e kaluara dhe një përtret i vjetër, cilat, e shtyjnë personazhin të rikujtojë foto çasti.

“Gjithashtu ekziston edhe një melodi e cila sjell nostalgjinë e radios , një melodi kjo të cilën e luan vetë personazhi. Realisht jeta vjen deri te fundi sidomos ne kohërat kur njerëzit e kuptojnë se nuk kanë lënë asgjë pas tyre”, thotë ajo.

Në konferencën me gazetarë, gjegjësisht, debatin me organizatorët e Festivalit ka marrë pjesë edhe regjisori Lawrence Stanley, i cili, një ditë më parë e ka dhënë shfaqjen e tij “Protagonist James Franco”.

Staley thotë se me këtë shfaqje ka dashur të tregojë se si një person, gjegjësisht, një figurë e madhe bëhet idol i panevojshëm tek pjesa tjetër e shoqërisë.

“Ne kemi përdorur një cinizëm dhe ironi e cila nuk mund te kuptohet njëjtë në të gjitha shtetet ku jepet shfaqja”, thotë ai, transmeton Kultplus.

Ndryshe nga kjo, sot në ditën e katër të “SKENA UP” është Dita Kombëtare e Konkurrencës, ku do të shfaqen shtatë filma të metrazhit të shkurtë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Te të nëntë këta filma do të garojnë me njëri-tjetrin për të marrë shpërblimin për filmin më të mirë kombëtar.

Më Shumë

Iu ndalua kënga në stadiumin “Air Albania”, Shkurte Fejza: Nuk ka asgjë nacionaliste

Kënga e njohur “Mora fjalë” është ndaluar në stadiumin “Air Albania” që të dëgjohet, gjë e cila ka shkaktuar mjaft reagime. E ftuar në emisionin...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prizren nën dyshimin për kanosje me armë dhe mbajtje pa leje të një arme automatikë. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit