Smajl Latifi: S’ka zgjedhje parlamentare deri në vitin 2021

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka vlerësuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme në aspektin politik sesa që është aktualisht.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Latifi ka thënë se qeveria është duke funksionuar dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme apo për qeveri gjithëpërfshirëse.

Madje, sipas Latifit, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2021.

Duke folur për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, ai ka thënë se situata nuk është shqetësuese.

Sipas Latifit, taksa nuk do ta rrezikojë aleancën Kosovë – ShBA.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se kryeministri Haradinaj më përpara është i gatshëm të japë dorëheqje sesa t’i dëmtojë marrëdhëniet me Amerikën.

Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, Latifi ka thënë se presioni ndërkombëtar duhet të përqendrohet në adresë të Serbisë.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit