14.1 C
Prizren
E enjte, 9 Tetor, 2025

Sopaj: Besojmë në fitoren e Eqrem Kryeziut

Sopaj dhe KryeziuKryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Enver Sopaj, është shprehur i bindur se kandidati Eqrem Kryeziu do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren. Ai tha se të rinjtë e LDK-së, presin një fitore të Eqrem Kryeziut.

“ Eqrem Kryeziu reflekton një qeverisje dinjitoze dhe të pa korruptuar, dhe për atë do ta fitojë Prizrenin”, tha Sopaj.

Sipas tij, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, vlerëson se  Kryesia në Prishtinë, ka marrë vendim të qëlluar që ka emëruar Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit.

“Kryeziu padyshim që ka mbështetjen e plotë dhe pa rezervë nga struktura e forumit rinor.Kryeziu reflekton besim në respektimin e ligjit për të qeverisur në mënyrë të drejtë dhe dinjitoze dhe pa korrupsion”, tha Sopaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Derbi i madh në Suharekë

Sot, Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën në një nga ndeshjet më të pritura të javës në basketbollin kosovar. Takimi zhvillohet...

Artan Abrashi takohet me qytetarët në ‘Ortakoll’

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, u pritën mbrëmë nga banorët e lagjes 'Ortakoll'. Artan Abrashi tha se përkrahja që...

Lajmet e Fundit