16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Sot është Dita e Shëngjergjit, rahovecianëve u bëhet thirrje të mos mblidhen

Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen për festën e Shëngjergjit më 5 e 6 maj.

“Tanimë kur të gjithë e dimë situatën e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ju thërrasim që të bëni shumë kujdes dhe të mos mblidheni pa nevojë, nesër dhe pasnesër, pra, në datat 5 dhe 6 maj 2020, me rastin e festës së Shëngjergjit, bëhet e ditur përmes në komunikate për media.

Tutje bëhet e ditur se Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të bëjë vendosjen e shiritave në vendet ku kjo festë mbahet tradicionalisht, pra në fshatrat: Pataqan i Ulët dhe Dejnë.

“Në bazë të kësaj urdhërese është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, po ashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

Bashkimi hap serinë me fitore ndaj Trepçës dhe merr avantazhin e parë drejt titullit

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë...

Lajmet e Fundit