10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Sot pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një përgjigje në Twitter ka konfirmuar se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se sot do të vijnë vaksinat e para në Kosovë. Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Drejtori u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”, shkruan Gazeta Express.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar.

Përjashtim bëjnë një numër i konsiderueshëm i mjekëve që janë vaksinuar nga qeveria e Shqipërisë.

Vetëm nga e hëna deri të shtunën, në Kosovë janë regjistruar 70 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, derisa në të njëjtën periudhë janë paraqitur edhe 4882 të infektuar me virusin.

Sa i përket rasteve aktive, siç njofton IKSHPK, në vend janë 13.424 të infektuar aktualisht me koronavirus. /Gazeta Express/

Më Shumë

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit. Gjatë vizitës...

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Lajmet e Fundit