3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Sot, shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas numërimit të votave me postë, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota.

Pas këtij rezultati, ka reaguar kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, e cili e ka uruar kundërkandidatin e tij nga LDK, Bexhet Xheladini për fitore.

“Dje u numëruan fletëvotimet e ardhura me postë nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë dhe përfundimisht u rivendos rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës.Si të tillë, këtë rezultat e pranojmë, duke e respektuar kështu, vullnetin e shumicës së qytetarëve si themel i demokracisë, i cili nxjerr fitues kundërkandidatin tim z. Xheladini, të cilin e uroj për zgjedhjen në krye të komunës për mandatin e ri”, ka shkruar Shabani.

Më Shumë

Shpërthim dhe zjarr në një shtyllë elektrike në Prizren, pa të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen 'Xhemil Doda', në zonën e Shatërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Lajmet e Fundit