20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Sot, Thaçi i dorëzon detyrën Mustafës

Mustafa-Thaci14-26Sot mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi, tek kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me 73 vota për, 38 vota kundër dhe 1 abstenim, mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën, për ta udhëhequr Qeverinë me mandat katërvjeçar.

Gjatë ditës, dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tek ministri i ri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, do të bëj dorëzimin e detyrës tek ministri i ri, Blerand Stavileci.

Po ashtu, do të mbahet edhe ceremonia e pranim – dorëzimit të pozitës së ministrit të Financave nga ministri, Besim Beqaj, tek ministri i ri Avdullah Hoti.

Edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së ministrit Ferid Agani, tek ministri Imet Rrahmani.

Pranim-dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tek Valon Murati.

Më poshtë po ua sjellim listën e plotë të kabinetit qeveritar.

Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa

Zëvendëskryeministër i Parë – Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministër – Kujtim Shala

Zëvendëskryeministër – Branimir Stojanovic

1. Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi

2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami

3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi

4. Ministria e Diasporës – Valon Murati

5. Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuçi

6. Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci

8. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani

9. Ministër pa portofol- Edita Tahiri

10. Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni

11. Ministria e Shëndetësisë – Imer Rrahmani

12. Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku

13. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami

14. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli

15. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala

16. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi

17. Ministria e Financave – Avdullah Hoti

18. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Slobodan Petrovic

19. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Aleksandar Jablanovic

20. Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar

21. Ministër pa portofol – Rasim Demiri. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Lajmet e Fundit