7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Sejdiu: Pa mua, LDK i humbi tri palë zgjedhje

FatmirSejdiu-ldk

(E plotësuar) Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, thotë se prej se ai nuk është kryetar i partisë, LDK-ja i ka humbur tri palë zgjedhje, andaj e konsideron të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake.

Sejdiu beson se zgjedhjet brendapartiake, edhe pse të vonuara, do të menaxhohen mirë. Thotë se brenda Statutit të LDK-së janë futur disa dispozita të ashpra me qëllim të disiplinimit të anëtarëve.

“Pikërisht shkaku i këtyre dispozitave ka pasur largime nga partia. E kjo nuk guxon të ndodhë”, tha Sejdiu ‘Interaktiv’ të KTV-së, përcjell Telegrafi.

Sejdiu tha se do të vazhdojë të jetë në LDK, por nuk ka dhënë ndonjë qëndrim final nëse do të garojë për kryetar të LDK-së.

Thotë se gjatë kohës kur ai ka President i vendit, kur LDK ishte në koalicion me PDK-në, i ka pasur të ndara përgjegjësitë me kryeministrin Thaçi, por pranon se kanë pasur mospajtime.

“Kemi pasur mospajtime, por jam munduar që ato të mos reflektohen dhe të mos krijohen situata të konfliktit brenda institucioneve”, tha Sejdiu, duke potencuar se disa nga ato detaje do t’i bëjë publike në një kohë tjetër.

Thotë se ka dhënë një shpjegim se pse ai nuk e kishte lexuar deklaratën e Pavarësisë në Kuvend.

“Leximi i Deklaratës së Pavarësisë ka qenë obligim i kryetarit të Kuvendit, por ndodhi si ndodhi…. E keni parë se unë jam nënshkruesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë”, tha ai.

 

Sejdiu: LDK kishte marrëveshje para zgjedhjeve me PDK-në

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se partia e tij rezulton që ka pasur marrëveshje për bashkë-qeverisje me PDK-në që para mbajtjes së zgjedhjeve më 8 qershor.

Në Interaktiv në KTV Sejdiu ka thënë se fakte të reja po dalin që një gjë e tillë kishte ndodhur shumë herët. Ai ka thënë se Mustafa vetëm formalisht e ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm disa herë, pasi që vendimet i ka marrë vetë.

Sejdiu e ka akuzuar Mustafën se i ka anatemuar dhe i ka vënë në bankë të zezë deputetët e LDK-së që votuan kundër qeverisë së tij, duke thënë se kjo nuk është në frymën e LDK-së.

Ish-presidenti i vendit nuk ka treguar nëse do të garojë në zgjedhjet e brendshme të LDK-së për kryetar, por ka thënë se ato do të duhet të përmbylleshin qysh në fillim të nëntorit.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit