8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Spanja shënon 164 viktima të koronavirusit për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se 164 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 25,428. Numri i ri ditor i viktimave është i njëjtë me atë që u shënua një ditë më parë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi 500 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 218,011 persona.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga virusi në Evropë, bashkë me Italinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Sidoqoftë, shifrat e reja të të prekurve kanë shënuar rënie ditëve të fundit dhe qeveria spanjolle ka filluar t’i largojë disa nga masat e kufizimeve, të cilat ishin marrë për ta luftuar përhapjen e sëmundjes.

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit