IKShPK publikon orarin e vaksinimit të fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike iu ka bërë thirrje gjithë prindërve që t`i vaksinojnë fëmijët e tyre me qëllim të mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse.

“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-ës.

“Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile! Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që t`i keni të shëndoshë”, thuhet në fund të njoftimit të IKShPK-së.

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Lajmet e Fundit