Spanja shkarkon trajnerin 1 ditë para nisjes së Kupës së Botës

Federata Spanjolle e Futbollit ka shkarkuar trajnerin, Julen Lopetegui, një ditë para nisjes zyrtare të Kupës së Botës Rusi 2018. Lëvizja e paprecedentë vjen një ditë pasi Lopetegui u zyrtarizua si pasuesi i Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit. Sipas njoftimit të klubit madrilen ai firmosi një marrëveshje 3-vjeçare me kampionët e Europës.

Prej 2 vitesh, ai është nën drejtimin e përfaqësueses spanjolle ku edhe rinovoi para disa ditësh, por me sa duket është joshur nga oferta e Real Madrid për tu rikthyer të drejtojë një klub. Lopetegui ka mbajtur më herët edhe fanellën e Real Madrid si lojtar në fundin e viteve 80’ dhe si trajner i ekipit të dytë në sezonin 2008-2009.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit