7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Spitali i Prizrenit me shumë mungesa

Spitali i Prizrenit, i cili synohet të kthehet në një qendër terciare siç është edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka mungesë të theksuar të barnave nga lista esenciale, të materialit shpenzues, mungesa të disa aparaturave e po ashtu edhe të stafit mjekësor në Emergjencë

Drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ky spital nga tremujori i parë i këtij viti deri më 27 qershor ka pasur 46,05% furnizim me barna dhe 18,73% me material shpenzues.

Përpos mungesës së barnave, ai ka treguar se ka mungesa edhe të autoambulancave, por edhe të disa aparaturave që merren me diagnostikimin e sëmundjeve.

Ndërsa shumë nga aparaturat me të cilat punohet në këtë spital, sipas tij, janë të vjetërsuara dhe të amortizuara, andaj edhe rastet që kanë nevojë për ekzaminime me aparaturë që nuk i posedon Spitali referohen për trajtim në QKUK.

Zëri: Si janë përgjithësisht kushtet në Spitalin e Prizrenit?

Avdaj: Kushtet e përgjithshme në Spital janë relativisht të mira, gjithnjë në përpjekje për përmirësim dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për punë. Kemi shtretër të mjaftueshëm, ndërsa dhomat janë të pajisura me pajisjet e nevojshme. /Zëri/

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Lajmet e Fundit