4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Spitali i Prizrenit kërkon përfshirjen e Inspektoratit në rastin e vdekjes së foshnjës

spitali i prizrenitDrejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka konfirmuar dërgimin e lëndës për shqyrtim në Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, për dyshimin e vdekjes së foshnjës.

“Është herët për të dhënë ekspertizë të rastit. Foshnja është dërguar në obduksion, i cili do të bëjë definimin e qartë të rastit”, ka thënë Avdaj. Ai tregon se për rastin janë marrë të gjitha deklaratat e nevojshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka konfirmuar për Koha Ditore se rasti i vdekjes së foshnjës në Spitalin e Prizrenit, është duke u shqyrtuar.

Një qytetar ka denoncuar në Policinë e Prizrenit neglizhencën e mjekut kujdestar në repartin e lindjeve në spitalin rajonal.

Sipas denoncuesve, mjeku kujdestar e ka lënë pacienten në dhomën e pritjes dhe është marrë me raste tjera.Ndërkohë familjarët janë njoftuar se foshnja e tyre është pa shenja jete.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit