8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sporti kërkon politika zhvillimore, e jo deklarata për fushatë

Nuhi Salihu gazetarShkruan: Nuhi SALIHU

Më bëri shumë përshtypje fotografia e vendosur në murin e KF “Liria” në FB nga Ministri MPJ-së dhe Nënkryetari i PDK-së,Enver Hoxhaj. Ai në postimin e tij kishte shkruar: ”Me futbollistët e klubit “Liria”, të cilët sot shënuan fitoren e radheë. Fitorja shënon edhe rikthimin e klubit në Stadiumin “Përparim Thaçi”, i renovuar nga Komuna e Prizrenit e udhëhequr nga Ramadan Muja. Si një tifoz i madh i klubit, jam shumë i sigurt se “Liria” shumë shpejt do të rikthehet në elitën e futbollit dhe do të bëhet klubi numër një në Kosove. Ministri Hoxhaj, së pari më ka befasuar se është një tifoz i Lirisë, dhe e dyta jam i habitur rreth interesimit të tij për sportin në Prizren.

Nuk e dijë, Hoxhaj është në dijeni për premtimin e kryeministrit,Thaçi,(para 4 vitesh)për ndërtimin e një stadiumi ultra- modern në Prizren? A duhet dhënë sqarime së paku sportistëve,pse nuk ka filluar ky projekt gjigant?

Në bazë të rrethanave të krijuara qysh prej disa vitesh,skuadra e Lirisë nuk ka qenë në gjendje të vështirë edhe atëherë kur futbolli i Kosovës zhvillohej nëpër livadhe e djerrina.Ku ishte ministri Hoxhaj vitin e kaluar kur “Liria” luajti vetëm një ndeshje kampionale në stadiumin e vet?

Pse nuk intervenoi atëherë që sa më shpejt të rregullohet fusha dhe infrastruktura në Stadiumin e “Lirisë”,e jo adhuruesit e “Lirisë” të privohen për më shumë se një vit për të ndjekur një ndeshje futbolli në Prizren?

Po të kishit intervenuar atëbotë, ndoshta KF “Liria”, do të siguronte mbijetesën dhe do të qëndronte në elitën e futbollit kosovar. Pse nuk jeni interesuar i nderuar Ministër për gjendjen në klub, ku lojtarët prizrenas përveç “maltretimit” në kampionat për 8 muaj nuk kishin marrë asnjë cent? A e dini i nderuar Ministër se në stinorin më fatkeq të ‘Lirisë’,një futbollist i ekipit ka thyer këmbën dhe a jeni interesuar për gjendjen e tij?

Qysh nga suspendimi i fushës nga komisioni I FFK-së,ishin dy medie në Prizren(TV Prizreni dhe TV Opinion) që trajtonin problemet në klub të cilat kërkonin zgjidhje.Duke e pasur parasysh faktin se zgjedhjet po afroheshin,Kuvendi i Prizrenit (jo partitët) foli,dhe vendosi që të zgjidhet “lëmshi” në klubin futbollistik “Liria”.

enveri ne liri

Pati shumë angazhime për zgjidhjen e problemeve nga disa këshilltarë komunal,por një gjë e tillë nuk duhet shikuar në aspektin partiak.I nderuari Hoxhaj, tepihu i vendosur nuk zgjidh probleme.Atë ditë kur ishit në stadium besoj se ju ka rënë në sy muri i shkatërruar i tribunave në anën perëndimore, që paraqet rrezik permanent për shikuesit.Gjendja në zhveshtore ku keni bërë këtë foto, nuk besoj se ju ka fascinuar.Komuna(jo partitë) mund të menaxhojë me klubin si shoqëri aksionare,dhe ka qenë koha e fundit që të ndërmarrë masa urgjente për shpëtimin e “Lirisë”, sepse klubi është i qytetit dhe qytetarëve, e jo i kompanive që për interesa të veta e kishin dhe e dëshirojnë që ta menaxhojnë, sepse praktika e fundit e solli në gjendje katastrofale Klubin.

Komuna duhet të jetë tani e tutje mbikqyrëse e mbarëvajtjes së drejtimit të Lirisë,nga një Kuvend i cili duhet të zgjedhe organet e reja drejtuese e jo të krekosemi individualisht se kush çka ka bërë për klubin .

Ju ministër Hoxhaj,nëse e doni aq shumë klubin duhet ju dhe bashkëpunëtorët tuaj të flisni me njerëzit e shumtë të futbollit në Prizren për të qenë pjesë e strukturave të klubit për të menaxhuar si duhet klubin,por pa I dhënë ngjyrime politike. Ish sportisët në Prizren vetëm flejnë,ndërsa nuk mund të thuhet që ka edhe ndonjë grupim të organizuar në Prizren që mund të ndikojë që politika të rri larg sportit.Liria në elitë mund të rikthehet me rezultate në fushën e nderit e jo nga deklaratat për opinion,i nderuar ministër…..(Autori është gazetar i TV Prizrenit dhe RTV 21 nga Prizreni)

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit