8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Stacioni i Autobusëve në Suharekë, stacioni i të gjithave

stacioni suharekNë fillim të rrugës “Brigada 123” ndodhet Stacioni i Autobusëve të Suharekës, i cili për një ditë e arrinë numrin e udhëtarëve deri në 7 mijë. Të qëndrosh thjeshtë si një udhëtar i zakonshëm, e kupton se qarkullimi i njerëzve është intensiv, sidomos në mëngjes,mesditë dhe mbrëmje, kur nxënësit nisin apo përfundojnë mësimet në shkollë.

Kamerat e sigurisë, të vendosura në vendet e caktuara, të krijojnë bindjen që edhe po të duash të bësh ndonjë budallallëk, të duhet që ta ndalësh veten sepse je në një vend publik, kjo ka ardhur edhe nga problemet e shpeshta të nxënësve gjatë pritjes për të shkuar në fshatrat e Suharekës.Ngjitur me sallën e stacionit, është lokali është një lokal-pizzeri bashkë me disa lokale tjera të vogla që janë nën administrim të stacionit.

Për të ditur më shumë rreth problemeve dhe zhvillimeve që ndodhin aty, ne biseduam me kryeshefin ekzekutiv të stacionit, Halit Elshanin, i cili na priti miqësisht në zyrën e tij.Fillimisht, tregoi që dy punëtorë janë përjashtuar nga puna për arsye të vjedhjes së mjeteve të peronizimit, duke theksuar se vjedhja ka ndodhur edhe më herët.”Në vitin 2013-2014, kanë ndodhur tre vjedhje nga punëtorët”, tha ai për TherandaPost.

Stacioni ka probleme të licencimit. Gjithashtu, mjetet financiare metalike ( 5 cent ), të cilat grumbullohen deri në tre thasë, ndjekin problemin e mos pasjes së automjetit zyrtar të ndërmarrjes. Nga kjo, i duhet kryeshefit t’i dërgojë me makinën e tij paratë që t’i vendos në bankë, kjo e cila në Suharekë, mbi shumën 30 euro nuk pranon të marrë dhe atij i duhet që të udhëtojë për në Prizren për t’i dorëzuar.

Në këtë stacion puna fillon në orën 6:00 të mëngjesit dhe vazhdon deri në orën 20:00, me dy ndërrime. Janë 21 punëtorë. Paga më e madhe është 600 euro (bazë), kurse më e vogla 280 euro (bazë). Pushimet mjeksore paguhen. Ekziston Bordi i Drejtorëve, të cilët sipas Halit Elshanit, paraqiten një orë në muaj në zyrën e tij. Ai tregon poashtu se nuk gëzon as mbështetjen e zyrtarëve.

Në stacionin e autobusëve janë të regjistruara 136 linja urbane, prej të cilave 10% e tyre nuk mbahen. Linja e parë fillon në orën 6 të mëngjesit dhe përfundon në 21:20.

Janë gjithsej 54 linja, prej të cilave 27 operatorë janë të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare, kurse 27 janë kompani të Suharekës. Është edhe linja Malishevë- Suharekë dhe anasjelltas e cila mban 23 orare gjatë ditës. Mirëpo, linjat e operatorëve nuk mbahen me rregull. “Rreth 30% e operatorëve nuk hynë në stacion (duke përfshi edhe verës), këtë e bëjnë për të mos paguar” – tha z.Elshani për TherandaPost.

Një shërbim i peronizimit për linjat urbane është 1.50€, për linjat ndërurbane 2€, ndërsa për ato ndërkombëtare 3.50€. Autobusët i reduktojnë udhëtimet edhe pse është e ndaluar me ligj. Kjo shkakton humbje për stacionin nga mos-hyrja e tyre dhe mos-pagesa. Për shërbim të emergjencës janë tre autobusë. Sipas tij, edhe inspektorët komunal vijnë shumë rrallë. “Gjatë një viti ka ndodh dy herë ka ardhë inspektorët për të inspektuar”, tha Elshani.Kurse për inspektorin e komunikacionit, tregoi që vjen më shpesh.

Stacioni ka vetëm tre lokale të cilat paguajnë qeranë me rregull. Lokalet të cilat janë anash stacionit, i shërbejnë komunës. Ndonëse i paguajnë qeratë e tyre, problemi është se shkaktojnë ndotje. “Ka periudha që është turp me e pa, si shtallë të thive e bojnë. Han fara, vërviten aty letra, i mshon derës, e then xhamin e çka jo tjetër…”- tha Elshani, duke vënë në konsideratë se kjo ndodh kohë pas kohe. Përkundër kësaj, ai theksoi: “Në bazë të kushteve që jemi, e them me plot përgjegjësi, jemi prap stacioni ma i pastër në nivel të Kosovës. Në krahasim me të tjerët jemi shumë ma mirë, përndryshe edhe na jemi shumë keq”.

Në lidhje me konfliktet që ndodhin, kryeshefi ekzekutiv tha që pjesa dërrmuese e ngatrresave bëhet mes nxënësve në mes vete që janë të implikuar edhe rrugaçët. Mirëpo konfliktet janë të rralla. Vendosja e kamerave nga vitin 2014, ka ndikuar në ngritjen e afarizmit dhe të vetëdijësimit të qytetarëve, theksoi Elshani.

Në sallë është e ndaluar pirja e duhanit. Kryeshefi tregonte se i është dashur me dhjetra e qindra herë të ndërhyjë për mbajtjen e rregullit në stacion. Ka pasur raste kur edhe është kapur fizikisht me udhëtarët edhepse ka ndodhur që ky e ka pësuar, përsëri ka vazhduar ndëhyrjen e tij për mbajtjen e rendit. Deri tash tha se nuk vërejtur përdorim të armëve apo drogës nga udhëtarët, edhepse kjo gjë flitet shumë në rrethe të qytetarëve të Suharekës.

Për çështjen e mjeteve piroteknike, ai tha se këtë fundvit, stacionit i janë shkaktuar dëme në shumën prej 600 eurove, përmes prishjes së tre kontenjerëve duke i eksploduar me këto mjete piroteknike.

Lidhur me të hyrat e Stacionit të Autobusëve në Suharejë, ai tregoi se në vitin 2014 i kanë pasë 141 mijë euro.

Sipas Elshanit, stacioni nuk ka obligime ndaj asnjë institucioni.Ky stacion është ndërmarrja e parë e regjistruar në shoqërinë aksionare të komunës. Ky stacion posedon edhe web-site e tyre që mund të ju ndihmoj qytetarëve për orare të udhëtimit: www.stacioniautobusave-suh.com /therandapost.com/

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit