4.4 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Stefan Fule sot në Tiranë, opozita do të jetë e pranishme

Stefan Fule ne TiraneDitën e sotme pritet që Komisioneri për Zgjerim, të mbërrijë në Tiranë. Lidhur me këtë, Majlinda Bregu bëri të ditur se opozita do të jetë e pranishme.

Ditën e sotme, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, do të jetë i pranishëm në Tiranë. Kjo vizitë e tij në Shqipëri, është e fundit për Stefan Fule si Komisioner për Zgjerim dhe i pari që mbahet pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE. Sot do të mbahet Tryeza e 4 e Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky dialog mbahet në kuadër të pjesëmarrjes në raundin e katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. Raporti i Bashkimit Europian për progresin në Shqipëri pritet të prezantohet në 8 tetor.

Në këtë dialog do të jetë i pranishëm kryeministri i vendit, Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës. Kryetarja demokrate e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, do të jetë e pranishme së bashku me deputetët Eduard Halimi dhe Arben Ristani. Bregu bëri të ditur se në këtë dialog opozita do të jetë e pranishme për të kërkuar gjithëpërfshirje në procesin e reformës në drejtësi, si dhe për të treguar arsyet pse opozita nuk paraqitet në Kuvend.

Lidhur me takimet që Komisioneri Europian do të zhvillojë gjatë ditës së sotme, pritet që ai të takohet fillimisht në orën 09:15 me kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Më pas ai do të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në orën 11:00 ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Tryeza e Dialogut të Lartë pritet të nisë në orën 11:30. Aty do të diskutohet për prioritetet kyçe që konsistojnë në intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat më të rëndësishme. Pas këtij dialogu, pritet që Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, së bashku me kryeministrin Edi Rama të mbajnë një konferencë shtypi.

Më Shumë

Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Fetah Paçarizi, ka reaguar pasi që pas rinumërimit të njëjtit i janë larguar afro gjashtë...

Rexhbeçaj realizon golin e parë sezonal

Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane. Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në...

Lajmet e Fundit