18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Stilistët: Nuk bëhesh ikonë duke u zhveshur

Robin Givhan, stilistja e njohur e Washington Post ka komentuar në lidhje me veshjet e dizenjueses spanjolle Carolina Herrera e cila është e njohur për veshjet e saj serioze dhe të rregullta. Carolina duke parë tendencat e fundit të cilat janë “zhveshje” ka shprehur neveri, duke theksuar se nuk mund të jesh ikonë e modës dhe të mos dish asgjë”.

Me këto fjalë ajo i është drejtuar femrave të njohura, si Beyonce, Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez. Dizenjuese Herrera tregon se, “Nuk bëhesh ikonë duke u zhveshur”. Ato mendojnë se mund të tërheqin njerëz të rinj me zhveshjen e tyre, por jo. Ato thjeshtë po blejnë vemendjen e njerëzve. Është shumë e rëndësishme në jetë që të kesh pak mister brenda vetes dhe jo të nxjerrësh gjithçka në pah”.

Nga ana tjetër ajo thotë se të tilla femra mendojnë se si të jenë në faqen e parë të një tabloidi, pa u inetersuar se çfarë do të veshin. Në të vërtetë kështu ndodh, pasi pas përfundimit të eventit ato komentohen gjithandej si “ikona” të modës. Ajo shprehet se nëse këto femra kanë arritur të jenë në qendër të vemendjes (Beyonce, Kim & Jennifer) është se preferojnë të dalin gjithmonë të zhveshura dhe jo për aryse të karrierës si artiste.

Herrera kuron imazhin e disa klienteve të respektuar, si Amy Adams, Christina Hendricks, Emmy Rossum dhe Michelle Obama, të cilat nuk do guxonin të luanin me potencialin e tyre për të dalë “lakuriq” dhe kjo është krejtësisht në rregull sipas saj. Ajo thotë se aspekti më pozitiv i modës është se ofron mundësi të mira për të gjithë, thjesht duhet vemendje.

Stilistja e njohur e Washington Post, Givhan shkruan se 76 – vjeçarja spanjolle, Carolina Herrera nuk synon të sjell një imazh negativ në botën e modës, por preferon që gjithçka të ketë një taban me baza të forta, ashtu siç ajo njihet në Amerikë.

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u...

Lajmet e Fundit