19.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Suedia shpreson se Turqia do ta miratojë pas zgjedhjeve kërkesën e saj për anëtarësim në NATO

Suedia është ende në pritje të miratimit nga Turqia të kërkesës së saj për anëtarësim në NATO.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Suedia shpreson që zgjedhjet e 14 majit në Turqi do të mund të jenë një pikë kthese në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e Ankarasë.

Suedia dhe Finlanda dorëzuan një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO vetëm disa javë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s në fillim të këtij muaji. Por kërkesa e Suedisë ende nuk është miratuar nga dy vende anëtare të NATO-s, Turqia dhe Hungaria.

Ankaraja ka akuzuar Suedinë për strehim të grupeve pro-kurde që ajo i konsideron terroriste, gjë që Suedia e mohon. Që nga aplikimi për anëtarësim në NATO, grupet kurde në Suedi kanë organizuar protesta kundër një marrëveshjeje të mundshme me qeverinë e Turqisë, të cilën ata e quajnë fashiste.

Por kryeministri suedez tha se shpreson që zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në Turqi mund të shënojnë një pikë kthese.

“Tani jemi në pritje të zgjedhjeve në Turqi. Mendoj se të gjithë e kuptojnë se ato do të kenë një rol thelbësor për politikën e brendshme turke dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Kjo ndodh në shumicën e vendeve”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson,

Suedia do të miratojë një ligj të ri kundër terrorizmit, i cili shpreson se do të bindë Turqinë të miratojë kërkesën e saj për anëtarësim në NATO. Turqia deri më tani nuk është treguar optimiste.

“Sigurisht që suedezët kanë ndërmarrë disa hapa, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ne presim përpjekje shtesë në periudhën e ardhshme”, tha ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

NATO shpreson që kërkesa e Suedisë do të miratohet para takimit vjetor të aleancës në korrik.

“Do të varet më shumë nga fakti nëse pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush i fiton ato, autoritetet turke do të jenë në gjendje t’i thonë vetes dhe publikut në përgjithësi, se disa nga kërkesat e Turqisë për Suedinë janë përmbushur nga pikëpamja e zbatimit të këtij ligji”, thotë Qendra Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Çështjet e brendshme janë më të rëndësishme se ato të politikës së jashtme në fushatën zgjedhore të Turqisë dhe Suedia mund të përfitojë nga kjo, thotë zoti Coskun.

“Sidomos tani, pas tërmeteve dhe rrethanave ekonomike në Turqi, rëndësia e politikës së jashtme ka rënë më shumë. Nga ky këndvështrim, mendoj se kjo nuk është një temë kryesore për publikun ose paritë politike në Turqi. Dhe mendoj se kjo zbut presionin e brendshëm politik për këtë çështje dhe mund të lehtësojë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështje pas zgjedhjeve”, thotë ai.

Partitë e opozitës në Turqi mbështesin një kandidat të vetëm, zotin Kemal Kilicdaroglu, në përpjekjet e tyre për të mposhtur presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan. Suedia do të mund të përfitonte nga fitorja e opozitës.

“Ata e kanë bërë të qartë se do të theksojnë rëndësinë e pozicionit të Turqisë brenda NATO-s, brenda strukturave perëndimore të sigurisë”, thotë analisti Alper Coskun.

Ndërkohë ligjvënësit hungarezë thonë se po bllokojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO për shkak të kritikave të fundit nga Stokholmi rreth gjendjes së demokracisë në Hungari. Analistët thonë se miratimi i kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO nga Turqia ka të ngjarë t’i bëjë presion Hungarisë që ta bëjë të njëjtën gjë./VOA

Më Shumë

Aksident në fshatin Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Gjakovë – Klinë, konkretisht...

Eurosport Italia për Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja

'Eurosport Italia’ të martën vjen më një shkrim të gjatë për Kombëtaren shqiptare në prag të duelit me Italinë. Shqipëria dhe Italia do të ndeshen...

Sot nis Euro 2024

Lajmet e Fundit