7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Suharekë: Zyrtarë të LDK-së përkujtojnë Ukë Bytyqin

Anëtarë të Kryesisë dhe deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përkujtuar sot ish kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyqin,

Siç njofton LDK, Salih Asllanaj, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deputetët Driton Selmanaj dhe Armend Zemaj dhe bashkëpunëtorë përkujtuan jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, njofton Telegrafi.

Pranë varrit të tij kanë bërë homazhe familjarë, miq e bashkëpunëtorë.

LDK-ja, Ukë Bytyqin e kujton si një person guximtar që ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës.

Homazhe te varri i Ukë Bytyqit ka bërë edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj dhe personalitete të tjera.

Ukë Bytyqi u vra më 27.10.2002 në Leshan të Suharekës, derisa bashkë me aktivistë dhe drejtues të Degës së LDK-së po kremtonin fitoren e zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Mbrojtja e të akuzuarve kërkon nga Apeli aktgjykim lirues ose rigjykim për “Kobrën” dhe tjerët, Prokuroria dhe pala e dëmtuar ashpërsim të dënimit

Në Gjykatën e Apelit të hënën është mbajtur seanca ku u elaboruan ankesat e palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin...

Lajmet e Fundit