Sulmi me armë kimike në Siri, Trump akuzon Rusinë dhe Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar akuza të forta lidhur me sulmin me armë kimike në Gutën Lindore në Siri.

Me anë të një mesazhi në “Twitter”, ai i drejtohet presidentit rus në emër dhe fyen liderin Bashar Al-Assad.

“Shumë viktima, përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmi kimik të pamenduar në Siri. Zona e mizorive është bllokuar dhe rrethohet nga ushtria siriane, duke e bërë atë plotësisht të paarritshme për botën e jashtme. President Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjëse pasi mbështesin kafshën Assad”, shkruan Trump.

Ndërsa më tej nënvizon se ky është një çmim shumë i madh për t’u paguar. Gjithashtu, Trump kërkon hapjen e menjëhershme të zonës për ndihmën mjekësore dhe verifikimin. “Tjetër fatkeqësi humanitare pa ndonjë arsye”, është komenti i presidentit amerikan i cili ka dhe një kritikë shumë të ashpër për paraardhësin e tij.

“Nëse presidenti Obama do të kishte kaluar linjën e tij të kuqe, masakra siriane do të kishte përfunduar me kohë! Kafsha Asad do të ishte tani vetëm histori!”, vijon mesazhin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët edhe Departamenti Amerikan i Shtetit drejtoi gishtin nga Kremlini. “Rusia me mbështetjen e palëkundur të saj për qeverinë e Sirisë përfundimisht mban përgjegjësi për sulmet e supozuara. Historia e regjimit që përdor armë kimike kundër popullit të tij është e papranueshme”, shkruhet në një deklaratë të DASH-it.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit