13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Sulmi që la disa të vdekur në Teksas: Një nxënës kujton se si i armatosuri hyri në klasë – mësuesja përshkruan ’35 minutat më të gjata të jetës së saj‘

Një nxënës i klasës së katërt, i cili i mbijetoi të shtënave masive në shkollën e tij fillore në Teksas, kujtoi momentin e tmerrshëm kur adoleshenti i armatosur Salvador Ramos hyri në klasën e tij dhe lëshoi një paralajmërim frikësues për nxënësit.

“Ai hyri brenda dhe u përkul pak dhe tha: Është koha për të vdekur”, ka rrëfyer fillimisht nxënësi i paidentifikuar i shkollës fillore Robb, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kur dëgjova të shtënat nga dera, i thashë shokut tim të fshihej nën diçka që të mos na gjente”, tha djali. “U fsheha fort. Dhe unë i thosha shokut tim që të mos flasë se do të na dëgjojë”.

Kështu, djali i vogël dhe katër të tjerë u fshehën nën një tavolinë të mbuluar me rroba, ndërsa Ramos, 18 vjeç, hapi zjarr në klasë, duke vrarë 19 nxënës dhe dy mësues.

Shtatëmbëdhjetë të tjerë u plagosën.

Autoritetet thonë se është e paqartë pse adoleshenti synoi shkollën dhe se nuk kishte histori kriminale apo sëmundje të njohura mendore.

Ai ishte grindur me gjyshen e tij se kush do të paguante faturën e telefonit përpara se të vazhdonte me vrasjet, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit për CBS News.

Megjithatë, ata theksojnë se informacionet janë paraprake dhe nuk janë të sigurt nëse përleshja ka qenë shkas për masakrën.

Djali tha se ata qëndruan të fshehur derisa pushuan të shtënat.

“… Unë dola me shokun tim. E dija që ishte polici”.

Ai gjithashtu pretendoi se mësueset e tij, Irma Garcia, 46 vjeçe, dhe Eva Mirelese, 44 vjeçe, sakrifikuan veten për të mbrojtur nxënësit e tyre.

“Ato ishin mësuese të mira”, thotë ai. “Ato dolën para shokëve të mi të klasës për të ndihmuar. Për t’i shpëtuar ata”.

Ndërkohë Jacinto Cazares, vajza 10-vjeçare e të cilit Jacklyn ishte në mesin e 21 të vrarëve, ka kërkuar të dijë pse Ramos ishte në gjendje të tmerronte shkollën për 90 minuta derisa u qëllua për vdekje.

Cazares tha se ai donte përgjigje nga autoritetet lokale se pse sulmuesi nuk u ndal para ose gjatë sulmit, përcjell Telegrafi.

E një mësuese, duke folur për ’35 minutat më të gjata të jetës së saj’, tha se nxënësit e saj u përpoqën të qëndronin të qetë ndërsa shokët e tyre të plagosur të shkollës bërtisnin nga një klasë poshtë korridorit.

E ulur në dysheme në mes të dhomës, mësuesja tha se përpiqej të ishte e fortë.

Ajo tha se po përpiqej të përcillte një mesazh te nxënësit “ju jeni mirë, ne do të jemi mirë” pa folur.

Pas të shtënave, kur policia iu afrua klasës dhe theu xhamat, ajo u bëri thirrje nxënësve të saj që të mblidheshin në një rresht.

Më pas, ajo thuhet se ka marrë mesazhe nga prindërit duke e falënderuar për mbrojtjen e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Vetëm hëna ka besë

Shkruan: Qazim Thaçi E si ta takojë hënën besnike Ti them hallin tim të madh Se e dua deri në amshim atë Që dëshmitarë hënën ia pata lënë E...

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Lajmet e Fundit