7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sapo ka njoftuar se Festivali Sunny Hill do të mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë.

Festivali do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Më poshtë po ju sjellim deklaratën e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.
Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.
Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.
Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit